“Killeri” shqiptar arrestohet në Itali, ishte në kërkim për vrasjen e 4 personave në Velipojë

I shumëkërkuari për vrasjen e 4 personave në Velipojë është arrestuar në Itali. “Killeri” shqiptar, dyshohet se fshihej në Rimini, ku u kap, ndërsa tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Pas bashkëpunimit të Interpol Tirana, Policia e Riminit, ka zhvilluar operacionin policor, në kuadër të të cilit lokalizoi, kapi dhe shoqëroi shtetasin e kërkuar ndërkombëtarisht, autor të dyshuar për vrasje.

“Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar E. D., i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Shtetasi E. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.

Policia e Shtetit falënderon homologët italianë dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, për bashkëpunimin e shkëlqyer policor në interes të të dy vendeve dhe më gjerë”.

Related Articles