Kina ka nisur një fushatë lobimi në media për të hequr fajin nga vetja për pandeminë koronavirus.
Analistë të ndryshëm në Pekin kërkuan që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hetojnë laboratorin e universitetit të Karolinës së Veriut për origjinën e COVID-19.
Ata theksuan se në atë laborator, ku studiohen koronavirusët nga lakuriqët e natës, ka pasur disa incidente.
Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan publikoi një shtojcë të raportit për origjinën e COVID-19, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se doli nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.
Por ky përfundim bie në kundërshti me hetimin e kryer nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që përjashtoi mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator.
Megjithatë OBSH ka kërkuar të bëjë një investigim të detajuar mbi këtë pistë, por është kundërshtuar nga Kina./Gazeta Enigma/