Manastiri i Deçanit ka publikuar një komunikatë për shtyp sipas të cilës ata ndjehen të rrezikuar duke kërkuar shtim të pranisë të forcave paqeruajtëse ngase ata nuk kanë besim në institucionet e Kosovës.
Sipas tyre komuniteti serb në Kosovë është i rrezikuar ngase pronat e tyre po vidhen, varrezat po shkatërrohen si dhe nuk po lejohet kthimi i të shpërngulurve.
Ata kanë kërkuar që në dialogun Prishtinë-Beograd të përfshihet për diskutim edhe çështja e trashëgimisë kulturore si parakusht për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.
Ndryshe Qeveria e Kosovës e cila drejtohet nga kryeministri Albin Kurti kanë dhënë sqarimet para mekanizmave ndërkombëtar ku ata kanë theksuar se ndaj shtetit të Kosovës është duke u zhvilluar një fushatë me pretendimet se trashëgimia kulturore serbe është e rrezikuar, pretendime të cilat nuk qëndrojnë.
Sipas Qeverisë nga të dhënat zyrtare Kosova është një mjedis i sigurte ku incidentet ndër etnike kanë shënuar ulje.