Nesër në qytetin e Gjakovës, mblidhen për takimin e përbashkët të radhës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Takimi pritet të rezultojë me shumë marrëveshje të nënshkruara, e deklarata të miratuara nga të dyja autoritetet shtetërore.
Sipas dokumentit të dërguar nga Qeveria e Kosovës, nesër në takim priten të trajtohen 16 pika të rendit të ditës.