Kjo është gjendja e rrugës Gjilan – Prishtinë pas reshjeve të borës

Kjo është gjendja e rrugës Gjilan – Prishtinë pas reshjeve të borës

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë apel që në këto kohë me ngrica dhe borë shoferët të kenë kujdes të shtuar gjatë vazitjes, shkruan Gazeta “Enigma”.

Po ashtu Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.

Gjendja momentale e rrugëve rajonale, magjistrale dhe ato urbane gati se në të gjitha rajonet, në aspektin e përgjithshëm vlerësohen të kalueshme.

Lexues të Gazetës “Enigma” kanë dërguar pamje të rrugës Gjilan – Prishtinë e cila është e pastruar dhe e kalueshme.

Rrugët të cilat vlerësohen të vështirësuara për qarkullim janë rrugët në zona të thella malore dhe në fshatra. /Gazeta Enigma/

Related Articles