Kjo është gjendja në pikat kufitare “Merdare” dhe “Dheu i Bardhë”

Kjo është gjendja në pikat kufitare “Merdare” dhe “Dheu i Bardhë”

Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolona janë krijuar te Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë.

Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i bardhë, ndërsa në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona dhe se qytetarët mund të hyjnë në territorin e Kosovës për pesë minuta.

Pritje deri në një orë ka edhe edhe në Merdar, në dalje të këtij vendkalimi kufitar kolonat arrijnë deri 600 metra. Ndërsa në Muçibabë qytetarët po presin për të dalë nga Kosova rreth 30 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu.

Related Articles