Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e sotme mes Dukagjinit dhe Drenicës ka mbyllë orarin e ndehsjeve të javës së dytë të BKT Superligës së Kosovës në Futboll, duke saktësuar edhe renditjen e re përfundimtare tabelare.
Drenica arriti fitoren e parë në edicion duke mposhtur Dukagjinin në terren të saj me rezultat 1-2, shkruan Gazeta Enigma.
Mysafirët fituan me golat e Meziut nga penaltia në pjesën e parë dhe Qaqit në pjeën ë dytë, kurse për vendasit shënoi Dallku në finish të takimit.
Pas xhiros së dytë në tabelën e Superligës prinë Malisheva me 4 pikë e ndjekur nga Drenica, Ballkani, Drita dhe Gjilani që kanë po aq pikë, shkruan Gazeta Enigma.
Tabela pas javës së dytë: