Kjo është infermierja që e incizoi rastin e rrahjes së gruas të moshuar

Kjo është infermierja që e incizoi rastin e rrahjes së gruas të moshuar

Një grua e moshuar është incizuar në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë, teksa një infermiere po ushtronte dhunë fizike ndaj saj.

Lidhur me rastin, janë arrestuar tri infermiere; Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi. Kjo e fundit, është e dyshuara e cila e ka incizuar përmes telefonit të saj dhunën fizike të ushtruar ndaj gruas së moshuarës, mëson Paparaci.

Megjithatë, Paparaci provoi të kontaktojë me avokatin e Kuqit, Adem Gorani, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm për mediumin.

Prokuroria Themelore në Pejë theksoi se tri të dyshuarat me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur të dielën, kurse të hënën është publikuar videoja nga aktorja, Kaltrinë Zeneli.

Related Articles