Me tri ndeshjet e zhvilluara sot në Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj, është përmbyllur edhe java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Ballkani vazhdojnë garën e ashpër për titull të kampionit. Gjilanasit dhe kampionët në fuqi i ndajnë vetëm një pikë.
Gjilani është i treti me 40 pikë. Prishtina zë vendin e katërt me 35 pikë, vetëm gjashtë larg zonës së kuqe.
Trepça ’89 me 29 pikë, Ferizaj me 28 dhe Drenica me 23 pikë përmbyllin renditjen tabelore në tri pozitat e fundit. /Gazeta Enigma/