Kjo është renditja në tabelën e Superligës, pas tri ndeshjeve të sotme

Kjo është renditja në tabelën e Superligës, pas tri ndeshjeve të sotme

Tri ndeshje interesante u zhvilluan sot në Superligën kosovare, ku Drenica u përball me Prshtinën, Ballkani me Dukagjinin dhe Llapi me Ferizajn.

Më së shumti gola u shënuan në ndeshjen mes Drenicës dhe Prishtinës, plotë shtatë. Klubi nga kryeqyteti e fitoi këtë përballje tejet interesante, me rezultat 4-3.

Ballkani mposhti Dukagjini me rezultat 2-0, ndërsa Llapi dhe Ferizaj u ndanë në paqe me nga një gol.

Pas këtyre përballjeve, Prishtina vazhdon të jetë lider në tabelë me 22 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 18.

Dukagjini dhe Drita ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, me nga 14 pikë. /Gazeta Enigma

Related Articles