Vedat Muriqi iu bashkua së fundmi Mallorcas për t’u larguar përfundimisht nga Lazio, ku nuk e kishte gjetur veten.
Nga shitja e tij, klubi “Biancocelesti” i fitoi rreth 10 milionë euro.
Ndërkohë, për lojtarin spekulohej se do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026.
Por, në fund ai nënshkroi për pesë vjet, pra deri më 2027.
Muriqi paguhej në Lazio 5 milionë euro bruto në vit dhe të njëjtën rrogë do ta merrte në Mallorca, nëse do të nënshkruante për katër vjet, shkruan mediumi spanjoll “UltimaHora”.
Por, prizrenasi e pranoi uljen e rrogës në 4,3 milionë euro bruto, vetëm për të nënshkruar më gjatë, pra për pesë vjet.
Më saktësisht, Muriqi do t’i marrë diku mbi 2 milionë euro neto në vit në klubin ishullor spanjoll.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes e pati një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në La Liga, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje.
Tash, “Pirati” synon ta vazhdojë këtë formë solide dhe të kontribuojë në sukseset e Mallorcas. /