Kjo është shuma e parave që dyshohet se mori si ryshfet zyrtari i Ministrisë së Kulturës

Kjo është shuma e parave që dyshohet se mori si ryshfet zyrtari i Ministrisë së Kulturës

Të martën është arrestuar në flagrancë zyrtari i Ministrisë së Kultururës, Leotrim Gashi, pasi i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.



Lidhur me këtë rast, Policia ka dalë edhe me një raport zyrtar.

Shuma që i njëjti ka marrë ryshfet nga dy bizneset është afër 6 mijë euro.

DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta “Enigma”/

Related Articles