Burnley nuk ka hequr dorë nga Arijanet Muriq. Sipas “DailyMail”, është trajneri Vincent Kompany që po insiston në transferimin e portierit kosovar.
Madje, Kompany ka kontaktuar tashmë drejtuesit e Manchester Cityt dhe ka nisur negociatat për Muriq.
Edhe vetë portieri thuhet se është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës që garon në Championship sezonin e ardhshëm.
Te City janë të hapur për ta shitur kartonin e 23-vjeçarit.
Muriqi sezonin e shkuar ishte i huazuar në kampionatin turk te Adana Demirspor.