Caktohet paraburgim ndaj 31 të dyshuarve në rastin e “Subvencioneve”

Caktohet paraburgim ndaj 31 të dyshuarve në rastin e “Subvencioneve”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se u është caktuar paraburgim 31 të pandehurve në rastin e “Subcencioneve”, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga prokuroria thuhet se 12 nga të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, N.I për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles