Klea Huta rikthehet pas një kohe të gjatë me këngë të re, vjen me “Dikë si ti”

Klea Huta rikthehet pas një kohe të gjatë me këngë të re, vjen me “Dikë si ti”

Artistja shqiptare, Klea Huta, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ditën e sotme (e enjte) ka prezantuar këngën e re të titulluar “Dikë si ti”.

Projekti po ashtu është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja vjen me një paraqitje atraktive.

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me partnerin e saj, kompozitorin Elgit Doda, teksa ky i fundit ka bërë edhe producimin.

Miksimi dhe masterimi i këngës u realizua nga Marenglen Boja.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘Fullmoon production’.

E fundit e publikua nga Huta mban titullin “Bla bla bla”, e lansuar në maj të vitit 2018./Gazeta Enigma/

Related Articles