Shumë qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta, e cila ka nisur në orën 21:00, ka bërë bashkë qytetarë të shumtë në qendër të kryeqytetit, kurse mes tyre nuk ka munguar as djali i Kadri Veselit, Klestori.
Klestor Veseli sot u pa duke mbajtur thënien e babait të tij: “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit”.
