Zekë Qenaj, 32-vjeçari nga Romaja e Prizrenit, është viktima që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në segmentin rrugor Landovicë-Gjonaj, mëson Sinjali.
Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në përplasjen me një veturë.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:22
Vdekjen e 32-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi emergjent.
