Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është degë e Prokurorisë së Serbisë.
Ai ka komentuar sot në ditë kur ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe shefit të GP të VV-së, Rexhep Selimi.
“’Gjynah’ që nuk është vrarë ish-rektori i dhunshëm i pushtuesit Radivoje Papoviq dhe shumë keq që kjo ZPS nuk po e shpallë atë tipin hero”, ka shkruar ai në përshkrimin e një fotografie të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.