Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Kosova nuk duhet të fajësojë BE-në për gabimet e veta.
Klinaku tha se është amatorizëm politik, ta fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve për liberalizim të vizave e të mos e fajësosh BE-në.
Tutje ai ka pyetur se edhe sa kohë do të duroj kryeministri Kurti një ministre të tillë.
“Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Enigma/