Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një person është goditur nga treni, raporton Gazets “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri me dije se viktima ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Është i moshuar dhe është dërguar në Emergjencë. Momentalisht ndodhet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi. /GAZETA ENIGMA/