Një person ka mbetur i lënduar pasi një veturë e ka goditur, ngjarja ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazeën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Tutje ai ka deklaruar se viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, por për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë.
“Policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’, një automjet e ka goditur një këmbësor. Viktima menjëherë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi.