Në tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka shënuar numër rekord të operacioneve.
Në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoze, 14 endarterektomi të arteries karotide (hapja e enëve të gjakut në qafë), 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë.
Janë realizuar, gjithashtu, 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve të ndryshme.
Disa prej këtyre operacioneve shumë komplekse dhe jo të punuara më parë janë: lëndime të aortës descendente (aorta torakale), ruptura spontane të venës cava ( qarje të venës kryesore të barkut ) dhe aneurizma të aortës me veshka harkore (ren arcuatum).
Në të njëjtën kohë, klinika ka hospitalizuar 350 pacientë dhe ka realizuar 1 mijë e 650 vizita ambulantore./Gazeta Enigma/