Ish-kampioni i boksit, Wladimir Klitschko, ka vizituar një qendër materniteti në Kiev.
Nga aty Klitscho bëri me dije se 82 foshnje kanë lindur që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
“Jeta vazhdon. Më shumë ukrainasë po vijnë”, dëgjohet Wladimir duke thënë në videon e postuar në profilin e tij në Twitter teksa ka shkruar “Ka momente shumë të çmuara në jetë. Edhe në kohë të dëshpëruara, sfiduese si këto”.