Klitschko njofton me masat drastike në Kiev: Kushdo që del nga shtëpia, arrestohet

Klitschko njofton me masat drastike në Kiev: Kushdo që del nga shtëpia, arrestohet

Kievi do të futet në shtetrrethim nga ora 17:00.

Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të zgjasë deri në orën 8 të mëngjesit të së dielës, bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko.

Çdokush jashtë do të arrestohet, sipas raportimeve të medieve të huaja.

“Paralajmërim! Nga dita e sotme, 26 shkurt 2022, shtetrrethimi do të zgjasë nga ora 17:00 deri në orën 8:00 për mbrojtjen më efektive të kryeqytetit dhe sigurinë e banorëve të tij. Ky shtetrrethim do të zgjasë deri në mëngjesin e 28 shkurtit”, thuhet në postimin e tij në ‘Twitter’.

“Të gjithë civilët që dalin në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut. Ju lutemi trajtojeni situatën me mirëkuptim dhe mos dilni jashtë”, ka thënë më tej ai.

Related Articles