Tottenhami shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Southamptonit

Tottenhami shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Southamptonit

Tottenhami e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League. Skuadra nga Londra të shtunën e ka mposhtur Southamptonin me rezultat të thellë 4:1. James Ward-Prowse kaloi në epërsi Southaptonin në minutën e 12-të. Ky ishte edhe goli i vetëm për mysafirët.



Tottenhami barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 21-të me golin e Ryan Sessegnon. Në minutën e 31-të, Tottenhami kaloi në epërsi prej 2:1 me golin e Eric Dier.

Loja e mirë e vendasve vazhdojë edhe në pjesën e dytë, ku shënuan edhe dy gola të tjerë. Së pari, Mohammed Salisu shënoi autogol në minutën e 60-të, kurse pas tre minutash, Dejan Kulusevski realizoi golin e katërt e që ishte i fundit në këtë ndeshje. Te Tottenhami debutoi Ivan Perishiq i ardhur këtë verë nga Interi.

Related Articles