Trajneri Jurgen Klopp ka refuzuar ta kritikoj Darwin Nunezin, për rastin e pastër që e pati në fitoren e Liverpoolit ndaj Toulouse me rezultat 5-1 në “Anfield”.
Në minutën e 65’, Nunez e kaloi shumë mirë mbrojtësin, më pas edhe portierin, por nuk e gjeti golin pasi goditi shtyllën. Megjithëse, rasti përfundoi si asistim për bashkëlojtarin e tij, Gravenberch, i cili e gjeti golin në vend të tij.
“Ai luajti shumë mirë. Sinqerisht, në këtë moment nuk mendoj se mund të më interesonte më pak që ai të godiste shtyllën në atë moment, sepse gjithçka më parë ishte super. Ai ishte absolutisht i qartë se si e kaloi mbrojtësin, si e kaloi portierin, ishte një situatë perfekte”, ka thënë Klopp.
“Ai luajti shumë mirë, goli që shënoi, situata në të cilën u përfshi, kthimi në mesfushë, qëndrimi në top, të gjitha këto. Pra, ka pasur shumë gjëra të mira dhe ai është në një moment të mirë, dhe padyshim për ne kjo është e rëndësishme. Shumë i kënaqur për të me performancën. Po, është pak shaka që topi nuk hyn, por Ryan e mbaroi dhe pastaj është mirë. Por, siç thashë para ndeshjes, ai është një djalë i lumtur – ose burrë – për momentin dhe ju mund ta shihni këtë çdo ditë dhe tani duhet të sigurohemi që të mbetet kështu”.
Liverpooli do të kthehet në aksion këtë vikdn duke luajtur me Nottingham Forestin.