Klos: Qindra hektarë tokë përfshihen nga zjarri, vështirësohet ndërhyrja për shuarjen e tij

Klos: Qindra hektarë tokë përfshihen nga zjarri, vështirësohet ndërhyrja për shuarjen e tij

Qindra hektarë pyje e kullota janë përfshirë nga zjarri të dielën në Klos.

Sipas raportimeve bëhet e ditur se zjarri është afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë.

Zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi i zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë.

Për shkak të zjarrit të fortë i gjithë qyteti Bulqizës është mbuluar nga tymi./TCh

Related Articles