Klubi futbollistik i Gjilanit ka treguar se gjendja e futbollistit Vokli Laroshi vlerësohet stabile dhe pa pasoja serioze, pasi lojtari pësoi një goditje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Llapit, si pasojë e një kontakti të pakontrolluar të lojtarit kundërshtar Alex Gnapi.
Megjithatë, klubi gjilanas tha se Laroshi vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, të cilat po monitorohen nga ekipi mjekësor.
“Menjëherë pas incidentit, ekipi mjekësor i klubit reagoi me shpejtësi, duke i ofruar ndihmën e parë në fushë, ndërsa për arsye sigurie dhe sipas protokolleve mjekësore, u vendos që portieri të zëvendësohej”, u tha në komunikatën nga Zyra për Media e ekipit ‘kuqebardhë’.
Klubi më tej konfirmoi se portieri do të vazhdojë trajtimin dhe pushimin e nevojshëm, ndërsa çdo zhvillim i mëtejmë mbi gjendjen e tij do të komunikohet në kohë.
“Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit. Falënderojmë të gjithë për kujdesin dhe interesimin e treguar”, u tha në fund të komunikatës. /Gazeta Enigma
LEXO EDHE:
