Klubi i njohur portugez SC Farnese pas inkuadrimit në Superligën e Portugalisë është duke u paraqitur mjaftë mirë duke u pozicionuar në vendin e tetë me 18 pikë pas 15 xhirove.
SC Farense është duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit kosovar, Rejan Thaçi i cili ka bërë paraqitje të mira gjatë sezonit vjeshtor, raporton Gazeta Enigma.
Siç merr vesh Gazeta Enigma, Rejon Thaçi ka bërë paraqitje të mira te Yverdon II U21 pas largimit nga skuadra e njohur Stade – Lausanne ku edhe ishte formuar si futbollist.
Thaçi po ashtu ka bërë edhe tri paraqitje për Kosovën U21. /GAZETA ENIGMA/