Krasniqi: Qeveria Kurti indiferente ndaj krizës ekonomike të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demorkatike, Memli Krasniqi, tha sot se nëpër krizat e të gjitha natyrave në të cilat po kalon vendi ynë aktualisht, posaçërisht atyre ekonomike, ku rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po vazhdon e kostoja e jetesës po shtrenjtohet, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeveria të dalë me hapa konkret e pako domethënëse në ndihmë qytetarëve.

Kryetari i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht, kjo Qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe indiferencën krahas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

“Por, e heshtur nuk do të qëndrojë Partia Demokratike e Kosovës, e cila, si lidere e opozitës, në secilën mundësi do të avokoj dhe shtyjë përpara politikat të cilat do të përmirësonin mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.”, ka përfunduar Krasniqi.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, gjatë vizitës në Kaçanik takova edhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Në një bashkëbisedim të mirëfilltë, diskutuam për shumë çështje të cilat i brengosin sot qytetarët e Kaçanikut, në nivelin lokal dhe atë qëndror.

Nëpër krizat e të gjitha natyrave në të cilat po kalon vendi ynë aktualisht, posaçërisht atyre ekonomike, ku rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po vazhdon e kostoja e jetesës po shtrenjtohet, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeveria të dalë me hapa konkret e pako domethënëse në ndihmë qytetarëve.

Fatkeqësisht, kjo Qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe indiferencën krahas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Por, e heshtur nuk do të qëndrojë Partia Demokratike e Kosovës, e cila, si lidere e opozitës, në secilën mundësi do të avokoj dhe shtyjë përpara politikat të cilat do të përmirësonin mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.

Related Articles