Liria e Prizrenit është përforcuar me sulmuesin nga Afrika, Tandina Maharafa.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale.
Ky transferim i Lirisë së Prizrenit vjen ende pa përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës.
Maharafa luan në pozitën e qendër sulmusesit dhe mesfushorit ofensiv. Në njoftimin e klubit, thuhet se Maharafa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te klubi turk, Besiktas.
NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):
Ende pa përfunduar kampionati
Liria nënshkruan me sulmuesin afrikan
Tandina Maharafa, është futbollisti ma i ri i Lirisë.
Ai, ka firmosur kontratë me klubin të mërkuren, duke forcuar radhët e bardhezinjëve.
Maharafa, luan në pozitën e qendër sulmusesit dhe mesfushorit ofensiv.
Ai, ka patur një karrierë të begatshme, duke luajtur në klubet Beshiktash,Shkupi e Balikespor.
“Jemi të kënaqur me këtë angazhim, duke dit cilësit e tij.Ditët në vijim presim ardhje të reja.Liria, synon vetë kreun në pranverë dhe kthimin direkt në Superligë”, tha drejtori Enis Gashi.