Struga shkruan historinë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e shqiptarëve buzë liqenit të Ohrit u shpall matematikisht kampione të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dy javë para fundit.
Fitorja 3-0 e ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro ndaj Sileksit e kombinuar me humbjen 2-1 të Shkëndijës së Tetovës në fushën e Shkupit, i bën të pavlera rezultatet në dy javët e fundit, pasi diferenca mes struganëve dhe kuqezinjve është thelluar në tetë pikë dhe me Shkupin mbetet shtatë pikë.
Duhet kujtuar se Struga është pranë një tjetër suksesi të madh, pasi do të luajë më 20 maj përballë Makedonija GP në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Në rast suksesi edhe në Kupë, do të kompletonte dominimi absolut të skuadrave shqiptare në futbollin e Maqedonisë së Veriut (në kampionat, tri skuadrat e para janë shqiptare).