Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka hedhur një sërë kritikash ndaj Bashkimit Evropian, për qasjen që kjo e fundit ka ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në një shkrim në Twitter, Knaus ka thënë se të bullizosh një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë të magjepsesh nga një ish-ministër i Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është e rrezikshme.
“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Knaus.
Ndryshe, Vuçiq, në marsin e vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës, ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë.
Një vit para se përfundonte studimet ai ishte bashkuar Partisë Radikale të Sllobodan Millosheviqit, Vojisllav Sheshelit e Tomisllav Nikoliçit.
Bashkë me ta kishte projektuar dhe kishte marrë pjesë aktivisht në kryerjen e krimeve të Serbisë mbi ish-republikat e Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën.
Gjatë gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq kishte lëshuar një deklaratë e cila kujtohet edhe sot e kësaj dite.
“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 mysliman”, ishte deklarata shokuese e Vuçiq.