Koci përshkruan rrethanat e vrasjes në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

Koci përshkruan rrethanat e vrasjes në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar për vrasjen e mbrëmshme të Nysret Cenës në Kaçanik.



Duke përshkruar rrethanat e rastit, ku të dyshuarit e panjohur shtien me breshëri plumbash mbi viktimën, Koci këtë akt e ka quajtur vrasje tipike e llojit të mafiozëve.

“Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë vonë në magjistralen Ferizaj Kaçanik, persona të panjohur kanë shti breshëri plumbash mbi shoferin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Pak më tutje, pas një kohe, në afërsi të fshatit Soponicë të Kaçanikut, është gjetur një veturë e përfshirë në flakë.

Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze.

Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët

Related Articles