Avokati Arianit Koci ka deklaruar se aktivistja, Zana Avdiu i ka marrë 11 mijë mesazhe kërcënuese pas deklaratës së saj të dielën për futbollistin dhe kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Sipas tij, ai ka pasur raste kur i ka mbrojtur klientët të cilët kanë marrë kërcënime, por asnjëherë nuk ka pasur një rast të tillë.
“Ka pasur kërcënime edhe me dhunim, i kanë thënë se kemi me të dhunu në kodër”, u shpreh ai në T7, teksa i ka lexuar disa nga mesazhet kërcënuese që Zana Avdiu i ka marrë.
Koci njoftoi se këto mesazhe janë dërguar në Polici dhe se institucionet janë duke u marrë me këtë rast.