Ronald Koeman kritikoi mbrojtjen pas humbjes së së shtunës mbrëma 2-0 nga Atletico Madrid në Wanda Metropolitano dhe ndoshta pyeste veten nëse duhej të kishte shkuar me tre mbrojtës.
Kryetrajneri i Barcelonës shikoi nga tribuna ndërsa skuadra e tij u mposht nga një Atletico Madrid i pamëshirshëm i cili ishte në gjendje të përfitonte nga dobësitë e tyre.
“Ne nuk mund të lëmë aq shumë hapësirë pas kur humbim topin. Ne folëm pikërisht për këtë para ndeshjes”, tha Koeman pas ndeshjes.
“Ndoshta tani e kuptoni pse ne ndonjëherë kemi luajtur me tre qendërmbrojtës”, u shpreh trajneri holandez.
Ishte, çuditërisht, humbja e parë e Barcelonës në LaLiga Santander këtë sezon, por nëse e gruponi këtë humbje me ato në Ligën e Kampionëve kundër Benficas dhe Bayern Munich, Blaugranasit janë mundur lehtësisht në të gjitha ndeshjet e tyre të mëdha këtë sezon dhe nuk kanë arritur të shënojnë në asnjë prej tyre.
Kjo, e shoqëruar me tre barazime nga shtatë ndeshje në ligë, ka bërë që pozicioni i Koeman të vihet në pikëpyetje, por para lojës ndaj Atleticos, u raportua se ai ende kishte mbështetjen e Joan Laportas.