Koha e rregullt mes Sevillës dhe Romës mbyllet në barazim

Koha e rregullt mes Sevillës dhe Romës mbyllet në barazim

Finalja e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Romës kanë shkuar në vazhdime, pasi që pas 90 minutash rezultati ishte 1-1.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Gianluca Mancini asistoi te Paulo Dybala i cili me një goditje të saktë shënoi për 1-0.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Sevilla ka mundur të barazojë rezultatin, por goditja e fuqishme e Ivan Rakitic u ndal nga shtylla.

Në filimin e pjesës së dytë i takoi Sevillas që arriti të barazojë në minutën e 55-të.

Gianluca Mancini devijoi një top në portën e tij për 1-1.

Edhe pse kishte raste deri në fund, nuk ndryshoi asgjë dhe skuadrat do të kërkojnë fitoren në vazhdime. 

Related Articles