Koha për derbin më të madh në Kosovë, këto janë ndeshjet e sotme

Koha për derbin më të madh në Kosovë, këto janë ndeshjet e sotme

Elita e futbollit e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e javës së 33-të e ku padyshim vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku luhet derbi i madh, Gjilani e Drita.

Edhe pse të dyja skuadrat tashmë duken të dorëzuara në luftë për titullin e kampionit, epitet ky që do t’i takojë Ballkanit, gjithsesi përballja  e tyre zgjon kërshëri të madhe, por si kurrë më parë ky derbi do të jetë i zbehtë pasi luhet pa tifozë.

Për shkak të rinovimit të stadiumit të Gjilanit, ndeshja zhvillohet në fushën  me bari sintetik në Gjilan, aty ku nuk ofron kushte për tifozë për çka ka detyruar skuadrën e Gjilanit që takimin ta luajë pa praninë  e tifozëve.

Përveç kësaj ndeshjeje sot luhen dy takime tjera. Prishtina e pret Feronikelin, derisa Dukagjini që po lufton për t’i ikur barazhit ndeshet me Ulpianën dhe nëse arrin fitore, atëherë do të bënte një hap të mirë drejt ekzistencës.

Të gjitha ndeshjet luhet nga ora 15:00.

Related Articles