Adem Grabovci ka njoftuar se do të kandidojë përsëri për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë”, shkroi Grabovci në një postim në Facebook.
Tutje, Grabovci shtoi se “koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm”.
“Është koha që Dielli të lind përsëri!”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma