Kokaj: Ai gjermani i meriton 250 mijë euro, Kosova vend i bekuar nga zoti

Kokaj: Ai gjermani i meriton 250 mijë euro, Kosova vend i bekuar nga zoti

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka thënë se Kosova është vend i bekuar nga zoti.

Kokaj i VV-së ka arsyetuar 250 mijë eurot që do t’i marrë eksperti gjerman për ta mbikëqyrur rregullimin e turbinës në KEK.

“Problemin duhet ta fillojmë me faktin që jemi vend i bekuar nga zoti që faktikisht jemi vendi i tretë me potencialet energjetike thëngjillore. Ato nuk i zbatuam, nëse flasim deri nesër nuk mund ta zgjidhim ku jemi sot, pas 50 vitesh pas qindra doktoratave, ne të strukur me dhoma të ftohta presim një gjerman të vije ta rregullojë gjeneratorin. Pyesim pse, pse atij duhet t’i paguajmë 2500 mijë euro etj etj, me gjithë respektin se ai e meriton”, ka thënë Kokaj./Gazeta “Enigma”/

Related Articles