Rizvanolli i përgjigjet kritikave të opozitës: Shteti s’blen energji, por furnizuesit

Rizvanolli i përgjigjet kritikave të opozitës: Shteti s’blen energji, por furnizuesit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për menaxhimin e krizës energjetike në të cilën po kalon vendi.

“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore. Njëri thotë që efektet e vendimit që e keni marrë nuk po shihen në terren, derisa tjetri thotë po i legjitimoni ato që i keni marrë. Njëri thotë ZRrE-ja po e falimenton KEDS-in, tjetri thotë pse po i subvenciononi, tjetri thotë shumë mirë që po i subvenciononi dhe është dashur ta bëni më moti”.

“Disa thatë presion politik në KEK, nëse mendoni se kryeministri, ministrja ose dikush tjetër ka shku edhe i ka thonë KEK-ut hin në remont në këtë muaj ose mos hy në remont në këtë ditë, atëherë veç muj me thënë që kjo nuk është e vërtetë. Pse ka eksportu KEK-u gjatë verës dhe pse nuk është planifikuar energjia më mirë? Ne nuk kemi pasë mundësinë me e bo një bllok verës dhe gjashtë blloqe dimrit, sepse kapacitetet janë fikse”.

“Verës kemi prodhuar më shumë, derisa dimrit kemi më pak dhe kjo dihet dhe gjithmonë ka qenë kështu. Sikur të ishte liberalizimi i tregut thatë do të kishte qenë situatë krejt tjetër dhe po do të ishte se 80 firma i kishe pasë në treg e të cilat do të duhej ta paguanin rrymën deri në 500 euro për megavat për orë (MWh)”.

Rizvanolli, në seancën e jashtëzakonshme për situatën energjetike, ka thënë se duhet të jetë e qartë se shteti nuk blen energji, por janë furnizuesit ata që e bëjnë një gjë të tillë.

“Shteti nuk ka blerë energji me kohë. Shteti nuk blen energji, por janë furnizuesit janë ata që blejnë energji. Ma tregoni një vend në Evropë ose kudo tjetër, nëse veç e keni këtë kritikë për KESCO-n që s’ka blerë energji më herët, që në këtë mënyrë e ka tejkaluar krizën dhe është duke kaluar mirë? Shteti nuk blen energji”./Gazeta “Enigma”/

Related Articles