“Kokën lartë se jemi me ju”, Vuçiq iu thotë serbëve në Mal të Zi pas miratimit të rezolutës për Srebrenicë

“Kokën lartë se jemi me ju”, Vuçiq iu thotë serbëve në Mal të Zi pas miratimit të rezolutës për Srebrenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha serbëve që jetojnë në Mal të Zi, se Serbia do të jetë gjithmonë me ta dhe do të mbajë kokën lart, si dhe do të analizojë të gjitha vendimet e parlamentit malazez në ditët në vijim dhe nuk do të marrë vendime të nxituara.

“Dhe në asnjë mënyrë nuk do të fyejmë ata që i morën ato vendime, dhe sigurisht kundër interesave të Serbisë”, tha Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Serbisë dhe popullit serb në Mal të Zi përmes një videoje në Instagram.

“Unë po u them njerëzve tanë që jetojnë në Malin e Zi se jemi me ta, është e jona të mbajmë kokën lart, të luftojmë dhe të ndërtojmë paqen. Rroftë Serbia dhe populli serb”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.

Ky reagim i tij erdhi me rastin e rezolutës së miratuar nga parlamenti malazez të enjten në mbrëmje, ku njihet gjenocidi në Srebrenicë.

Related Articles