Vitia ankohet te Szunyog: Kosova nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së

Vitia ankohet te Szunyog: Kosova nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot udhëheqësinë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se Vitia gjatë këtij takimi ka njoftuar Szunyog për situatën epidiemiologjike në vendin tonë, procesin e vaksinimit masiv, dhe e informoj rreth përgatitjeve sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit.

“Ministri Vitia gjithashtu shprehu shqetësimin se përkundër kësaj, Republika e Kosovës nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së, pavarësisht situatës shumë të mirë epidemiologjike. Trajtimi do duhej të jetë i barabartë për të gjitha shtetet e rajonit sidomos kur janë indikatorë të matshëm dhe të cilat Republika e Kosovës i ka përmbushur”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, z. Szunyog, u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe së bashku me Ministrin, Arben Vitia, u dakorduan për të vazhduar tutje bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës në përmirësimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia sot priti në takim udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, June 18, 2021

Related Articles