Kollçaku: Maltretimit 10 vjeçar të qytetarëve po i vjen fundi

Kollçaku: Maltretimit 10 vjeçar të qytetarëve po i vjen fundi

Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës e ka mbrojtur marrëveshjen e Qeverisë Kurti me Serbinë për targat e automjeteve në Bruksel. E njëjta, sipas partisë në pushtet e sjellw reciprocitetin me shtetin fqinj dhe i sjellw Kosovës disa përfitime.

Ndërkohë, vlerësuan se sagës 10 vjeçare të maltretimit të qytetarëve gjatë kalimit në Serbi do t’i vjen fundi.

Në seancën e sotme plenare, deputetja Fatimire Kollçaku, goditi edhe ish-qeverinë Mustafa, ku tha se kishte pranuar t’i legalizoi targat e lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës.

“Për herë të parë veturat me targat e lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës do të trajtohen si targa të një shteti që nuk e njohim. Do të detyrohen të pajisjen me afishe ngjitëse. Sa për rikujtim në kohën e ish Qeverisë Mustafa duke përjashtuar këto targa në marrëveshjen për afishet të nënshkruara mw 27 tetor të vitit 2015 kishte pranuar t’i legalizoi ato dhe t’i trajtoi si targa të rregullta të Kosovës. Me marrëveshjen e 30 shtatorit, kjo më nuk do të ndodh. Përmes grupit punues që ka për detyrë të gjejë një zgjidhje në gjashtë muajt e ardhshme, sagës 10 vjeçare të maltretimit të qytetarëve tanë gjatë kalimit në Serbi përfundimisht do t’i vije fundit”, tha ajo.

Në foltoren e Kuvendit, deputetja e mazhorancës tha se kjo marrëveshje as nuk është historike, e as nuk pretendohet të arrihet njohja defakto nga Serbia, siç është deklaruar nga marrëveshjet e kaluara.

Sipas saj, marrëveshja ka vetëm një të metë, e cila është dashur të arrihet dhe zbatohet shumë vite më herët.

“Forcat e KFOR-it janë vendosur në vendkalimet kufitare për të qartësuar edhe një herë që nuk do të lejohet asnjëherë provokim nga ana e politikës konflikt nxitëse të Beogradit. Për ata që kanë pritur zgjidhjen e të gjithë problemeve përmes kësaj marrëveshje mbase mund të ndihen të zhgënjyer, pasi kjo marrëveshje nuk është as nuk pretendon të jetë historike, siç prezantohej secila marrëveshje me Serbinë. Kjo marrëveshje as nuk e sjellw as nuk pretendon të sjellw njohjen defakto nga Serbia, siç trumbetohej në 23 marrëveshjet paraprake”, shtoi Kollçaku./kp/

Related Articles