Në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer kolonat e gjata.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, aktualisht pritjet më të gjata janë në Merdarë. Në këtë pikë kufitare për të dalë nga territori i Kosovës pritjet janë deri në 4 orë.
Ndërkohë, në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.