Kolona të gjata në pikën kufitare të Merdarës

Kolona të gjata në pikën kufitare të Merdarës

Kolona të gjatë janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë pasi shumë bashkatdhetarë po kthehen në vendet ku jetojnë.

Fluksi më i madh i veturave është në dalje të Merdarës, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër gjatësi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë nga 100 deri në 120 minuta.

Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë rreth orës 09:35, me pikëkalimet e tjera kufitare ku pritjet janë më të shkurtra.

Edhe te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë ka pritje më të theksuar: 25 deri në 30 minuta, teksa kolona është 200 metra e gjatë.

Related Articles