Komandanti i FSK-së Rrahman Rama raporton në Komisioni për Siguri

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama raporton në Komisioni për Siguri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant, Rrahman Rama do të raportoj sot para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Mbledhja e komisionit pritet të fillojë në orën 10:00.

Veç raportimit të Ramës komisioni do të shqyrtojë edhe raportin e panelit përzgjedhës për Komisionerin  e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kujtojmë që më 5 maj, para deputetëve të këtij komisioni ka raportuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili është shprehur se prioriteti i tij është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile në FSK që sipas tij është dobësuar. /Gazeta Enigma.

Related Articles