Komandanti i KFOR-it: S’ka zgjidhje ushtarake, duhet rindërtuar besim

Komandanti i KFOR-it: S’ka zgjidhje ushtarake, duhet rindërtuar besim

Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit.

Ai tha se situata pas këtij sulmi është më e qetë, por s’është e qëndrueshme.

“Pas sulmit ndaj policisë kosovare të dielën e kaluar, situata tani në dukje është më e qetë, por mbetet thellësisht e paqëndrueshme. Ajo që ndodhi rriti mosbesimin mes palëve, kjo kushtëzon perceptimin e fakteve dhe rrjedhimisht sjelljen në terren”, ka thënë Ristuccia.

Ai tha se nuk ka zgjidhje ushtarake të situatës, por se duhet të rindërtohet besimi.

Related Articles