Komandanti i KFOR-it takohet me Maqedoncin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me Maqedoncin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, për të diskutuar sigurinë dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

Komandanti i misionit ushtarak të Aleancës Veriatlantike, Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ku u diskutua rreth sigurisë dhe bashkëpunimit me institucionet kosovare.

KFOR-i theksoi përkushtimin e tij për mbështetjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Related Articles