Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për sigurinë në vend dhe dialogun

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për sigurinë në vend dhe dialogun

Të hënën Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit, ata diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, si dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu me një qasje të re dhe të vendosur.

“Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it. / Gazeta Enigma.

Related Articles